Subscribe

Presidenti Bujar Nishani së bashku me bashkëshorten e tij ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi”.

 

Sipas Nishanit, janë shqiptarët ata që e kanë në dorë funksionimin e demokracisë, ndërsa ka bërë thirrje që të dalin dhe të votojnë të gjithë.

 

“Unë besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon, demokracia nuk mund të funksionojë pa vullnetin dhe angazhimin e tyre.  Duke qenë që edhe sot është një ditë e shenjtë, uroj që e nesërmja të jetë më e mirë për të gjithë shqiptarët. Presidenti është i shkëputur nga infrastruktura e procesit zgjedhor, por ajo që dëshiroj është që të jetë një ditë e qetë, që shqiptarët të votojnë të pashqetësuar, të pakërcënuar dhe besoj se kjo është më e drejta për të gjithë ne”, kanë qenë këto disa nga fjalët që ka thënë Presidenti Nishani pasi doli nga qendra e votimit, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Odeta Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *