Debati i dytë në SHBA mes presidentit Donlad Trump dhe rivalit të tij, Joe Biden, do të zhvillohet virtualisht.

Ky vendim, i bërë publik nga Komisioni për Debate Presidenciale, bëhet për shkak se kreu i Shtëpisë së Bardhë vijon të trajtohet pas infektimit me koronavirus. Debati është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Mirëpo, presidenti Trump refuzon të marrë pjesë në debatin virtual me kundërshtarin e tij demokrat. Ai tha se nuk do të humbë kohën e tij.

Natën e kaluar u mbajt debati i parë mes  dy kandidatëve për pozitën e nënpresidentit në SHBA. Kandidatja demokrate Kamala Harris u përball me republikanin Mike Pence.

Kriza e koronavirusit ishte një ndër çështjet kryesore në debatin mes kandidatëve. Pence mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës Trump, duke thënë se ai mbrojti jetët e amerikanëve që në fillim të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *