Partia Socialiste këtë të shtunë zhvillon zgjedhjet sipas parimit një anëtar një votë për delegatët të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e kësaj partie që do të zhvillohet në muajin janar.

 

Votimi është zhvilluar në të gjithë qarqet e vendit, procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 16:00, ndërsa asnjë prej socialistëve nuk ka pasur të drejtë të prononcohet në media.

 

Në të gjithë qarkun e Korçës socialistët do të zgjedhin në total 71 delegatë, nga të cilët 19 do të jenë për bashkinë e Korçës, 14 delegatë nga bashkia Maliq, 12 delegatë nga bashkia Devoll, 8 delegatë nga Kolonja, 1 nga Pusteci dhe 17 delegatë nga bashkia Pogradec. Kryetari i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës Emiljano Muharrem thotë se janë 2600 anëtarë të kësaj force politike të cilët kanë të drejtën e votës sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e delegatëve të cilët do të shkojnë në kongresin e Partisë Socialiste.

 

Procesi ka filluar prej orës 8 të mëngjesit e deri më 16 në të gjitha vendvotimet e përcaktuara në qytetet dhe njësitë administrative të qarkut të Korçës. Me përfundimin e këtij procesi dhe numërimit të votave do të bëhet më pas e njohur se cilët do të jenë delegatët të cilët do të përfaqësojnë bashkitë e qarkut të Korçës në kongresin e Partisë Socialiste i cili është forumi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike.

 

Gjithashtu në qarkun e Beratit, socialistët kanë votuar për rreth 40 emra që janë vendosur në listat për të votuar 17 delegate që do të  marrin pjesë në kongresin e PS.

 

E ndare kjo ne 20 jane meshkuj e 20 jane femra . Ministri Klosi tha se sot eshte nje dite shume e rrendesishme per Partine Socialiste ne shkall vendi , por pa dyshim edhe per Partine Socialiste per  qarkun e Beratit .Por edhe kete here Ky qark do te deshmoje se Partia Socialiste  ka mbeshtetje shume te madhe ne Berat, si dhe ka nje strukture shume te mire te mir organizuar.Procesi i votimit ka nje rrendesi shume te madhe per ne ku do te verifikohen dhe anetarisimi ne PS i pjesmaresve te rinje ,dhe ku do te duket dhe dhe ritja e anetaresimit ne kete qark, ku do ti sherbej shume mire zgjedhjeve parlamentare 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *