Jemin Gjana do të jetë në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 13 qershor.

 

“Vizion Plus” mëson se anëtarët e këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi,  Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani.

 

Mbledhja e Kryesisë është shoqëruar me debate dhe përplasje.

 

Fatbardh Kadilli, njëherësh një nga pretendentët për të marrë drejtimin e PD, kërkoi dorëheqjen e parevokushme të Lulzim Bashës. Ai bëri fajtor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit Bashën, duke e cilësuar si një humbës prej defekteve personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *