Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, përgëzon rezultatin zgjedhor që kanë shënuar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, gjatë ditës së sotme, Veseli shkruan se ky është një sukses historik për shqiptarët.

“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar”, tha Veseli.

Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia e Veriut pritet të ketë në kuvend 32 deputetë shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, që i referohen të dhënave paraprake nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *