Subscribe

Procesi zgjedhor për drejtuesit e Universitetit të Tiranës që pritet të mbahen më 30 korrik, do të rezultojë i dështuar. Edhe pse rektori i universitetit Mynyr Koni ka shpallur tre afate për aplikimin e kandidadurave për anëtarë të Komisionit të zgjedhjeve, nuk ka patur asnjë interes nga ana e stafit pedagogjik. Me mosfunskionimin e kësaj strukture, që administron zgjedhjet në universitet, sipas Konit, zhvillimi i procesit është në kaos.

“Fatkeqësisht, edhe në përfundim të afatit të fundit të aplikimeve, përsëri situata mbeti e njëjtë, dhe nga tre njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, konkretisht nga Fakulteti i Ekonomisë , nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, nuk pati asnjë aplikim apo vetkandidim për anëtarë të Komisionit Zgjedhor. Gjithashtu, nuk pati asnjë aplikim nga personeli i universitetit, as për sekretar të komisionit të zgjedhjeve, si anëtar i këtij komisioni, pa të drejtë vote”, tha Koni.

Ndërsa komentoi situatën e 5 ish-anëtarëve të këtij komisioni, Koni thotë se vazhdojnë të shkelin ligjin pasi ndërmarrin vendime në lidhje me procesin zgjedhor, të mbështetur edhe nga dekanë të fakulteteve.

“Të gjithë këto persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në radhët e personelit akademik të Universitetit të Tiranës, siç duket edhe nga fakti i mungesës së aplikimeve apo vetkandidimeve nga ana e tyre, për anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Apelimit të universitetit. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor.”

Koni ka çuar në prokurori situatën e zgjedhjeve, të cilin e konsideron si një proces të paligjshëm. Në një letër drejtuar ministrisë së arsimit ai kërkon zgjidhjen e këtij ngërçi, ndëra vëren që zhvillimi i procesit të zgjedhjeve pa komisionin përkatës, është i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *