Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në përfundim të mbledhjes së kësaj të mërkure, vendosi të rrëzojë ankesat e PD-LSI dhe Vetëvendosjes për zgjedhjet në Gjirokastër.
Partitë opozitare kërkonin që në Qarkun e Gjirokastrës të kishte rinumërim dhe rivotim, por diçka e tillë u hodh poshtë me tri vota pro e dy kundër.
Pro për rrëzimin votuan Ilir Rusmajli, Elvin Lako dhe Koli Bele. Ndërsa kundër rrëzimit ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.





