Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson “Mjaft me dhunë politike e shantazhe mafioze ndaj sportit!”.

 

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?
Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, shkruan Meta.

 

Sot Agjencia e lajmeve AFP u interesua për zgjedhjet në FSHF, ku duket se gara tashmë ka kaluar në akuza  ndërsa është përfshirë dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili së fundmi ka paditur Presidenin Armand Duka në Prokurori ku sipas tij kreu i FSHF ka kryer shkelje.

 

Në lidhje me këtë UEFA pritet të vijë në Tiranë në ditët në vijim për t’u njohur më afër me ngjarjen, ku sipas insticionit më të lartë në Europë shprehu shqetësimin e ndërhyrjes së politikës në sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *