Elona Gjebrea, deputete e Parlamentit të Shqipërisë, do të drejtojë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

 

Deputetes i besohet ky pozicion në një kohë kur procesi i zgjedhjeve përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike në Bullgari. Ajo do të udhëheqë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi.

 

Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE për katër vite radhazi dhe ka drejtuar misione zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *