Subscribe

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi akuzohen se kanë blerë votën për zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot në Kosovë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë se mbrëmë në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B. për blerje të votës.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *