Deklaratat e Lulzim Bashës se reforma zgjedhore do të pasohet me një marrëveshje mes tij dhe Ramës për zgjedhje të parakohshme, kanë sjell reagimin e Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e diealogut me aleancën opozitare dhe as me Bashën.

Ndoshta, shkruan Balla, kjo deklaratë e Bashës vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj me oksigjen simotren dhe si vëllezerit e aleancës jashtëparlamentare. Zyrtari i lartë socialiste shton se ulja në tryeze për reformen zgjedhore shkon përkrah rekomandimeve të OSBE-ODIHR e në këtë aspect opozita jashtëparlamentare është e mirëpritur për cdo propozim që do përmirësonte kodin zgjedhor.

 

Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën. Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste.

 

Balla i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të mos fyeje deputetet e opozitës parlamentare duke I përjashtuar nga tryeza e “zgjedhores”,  pasi në fund të fundit, reforma zgjedhore do të miratohet në kuvend dhe PS nuk I ka 84 votat e duhura për ta kaluar reformën pa votat e tjera.

 

Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!

 

Në fund Taulant Balla sqaroi se ky reagim zyrtar u bë nga ai pasi Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020.

 

Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake. Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *