Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike në degën e Lushnjës ka propozuar katër emra që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

 

Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD bën të ditur se, katër emrat që do të votohen nga anëtarësia janë Arben Zajmi me profesion Jurist dhe ekonomist, Elton Bano gjithashtu Jurist, Eurion Iliazi mësues dhe Indrit Qerimi me profesion po ashtu mësues.

 

Më 30 janar, emrat e propozuar do të shkojnë në votim nga anëtarësia për të nxjerrë një emër të vetëm në garë.

 

Deri më tani, mbështetësit e Sali Berishës thonë se gara do të zhvvillohet nën siglën e PD, ndërkohë që të njëjtën gjë thonë edhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *