Subscribe

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u ndal edhe tek procesi zgjedhor.

 

Ai deklaroi se BE ka ndjekur nga afër procesin e votimit më 25 prill dhe pret të shohë parregullsitë që janë hasur.

 

Komisioneri theksoi se është e rëndësishme që Kuvendi të jetë i plotësuar edhe me opozitën, pasi vetëm kështu rrugëtimi drejt BE-së mund të ecë përpara.

 

“Kemi qenë në kontakt edhe për zgjedhjet, e kam ndjekur nga afër ccdo gjë që po ndodh edhe atë që ka thënë OSBE. Mendoj se pas një situate të zjarrtë mendoj se na duhen rezultate të qarta. Duam të shohim parregullsitë apo blerjen e mundshme të votave, por pas këtij procesi na duhen rezultate përfundimtare. Na duhet që Kuvendi të nisë punë shumë shpejt për reformat e BE. Pa një Kuvend të plotë është e pamundur të ecet përpara dhe ka ende punë për të bërë. Në lidhje me pyetjen e dytë, nëse do të ndodhë kjo gjë atëherë që puna jo vetëm që duhet të vazhdojë por duhet të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria por edhe nga Kuvendi i ri. Po presim rezultatin e procesit të apelimit. Presim që Shqipëria të punojë për anëtarësimin në BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *