Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u takua këtë të hënë me kryetarin e Policisë së Shtetit, Ardiu Veliu.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja shkruan se me kreun e Policisë bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, tha Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *