Subscribe

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka konfirmuar se pjesëmarrja zyrtare e qytetarëve në votim është 38.22%, përkthyer në 1, 395,360 zgjedhës në total.

 

“Në lidhje me pjesëmarrjen, 5213 qendra votimi kanë votuar 1,395,360 zgjedhës në total, 3,650,658, që i korrespondon një përqindje 38.22%, kjo mund të konsiderohet si shifra përfundimtare zyrtare në këto zgjedhje”, tha ai.

 

Celibashi gjithashtu konfirmoi dhe mandatimin e krerëve të bashkisë së zgjedhur më 14 maj. Zyrtarisht, PS ka marrë 53 bashki në vend, “Bashkë Fitojmë” 7 të tilla, ndërsa partia MEGA ka marrë vetëm një bashki, atë të Finiqit.

 

 

Lidhur me menaxhimin e procesit zgjedhor dhe problemeve të shënuara me pajisjeve elektronike, të cilat kryeministri Rama i konsideroi si skanada, Celibashi ka refuzuar të përgjigjet.

 

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, tha Celibashi.

 

Nga ana tjetër ai thekson se pajisjet do të rishikohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *