Taulant Balla, nga studioja e “Zgjedhje 2021”, shprehet i sigurt se LSI nuk do të marrë asnjë mandat në këto zgjedhje në qarkun e Elbasanit. Sipas tij, qytetarët e Elbasanit kanë reflektuar dhe nuk e shesin votën e tyre për modelin që iu ofron LSI.

“Elbasani po bëhet pis qëllimisht për audiencë televizive. LSI nuk merr mandate në këto zgjedhje ne Elbasan. Qytetarët nuk e shesin me votën e tyre sepse e dinë shumë mirë që halli i tyre nuk zgjidhet duke shitur dhe blerë votat.”

Listën e PS për këtë qark, ai e quajti “100 për qind bio nga Elbasani”, ndryshe nga ato të kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa theksoi se objektivi i socialistëve është marrja e 9 mandateve në 25 prill.

“Ajo që do të prevalojë në Elbasan do të jetë një garë idesh. Kemi bërë një vendimmarrje të duhur. Kandidatët janë të lidhur em atë qark. Përfaqësojnë ët gjithë krahinat. Listat e PD dhe LSI nuk kanë një qasje me përfaqësinë e atij qarku. Lista e PS është 100 për qind bio nga Elbasani…Unë e shoh të pakuptimtë që drejtuesi politik të jetë në krye të listës, por duhet të jetë aty ku është objektivi minimal. Objetivi maksimal i ynë është 9 mandate. Qytetarët e Elbasanit do t’i japin PS mundësi për të qeverisur sërish vendin, për të çuar përpara disa beteja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *