Kryeministri Rama rikonfirmoi qëndrimin e tij se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale as këtë vit dhe as vitin tjetër.

Madje duke shtuar edhe doza ironie, kreu i qeverisë e argumentoi pamundësinë për zgjedhje të parakohshme qoftë lokale qoftë parlamentare, me faktin se këtë gjë nuk e lejon marrëveshja e arritur me opozitën e Lulzim Bashës me 5 qershor.

Kjo pasi, sipas Ramës, opozita jashtëparlamentare ka vendosur si kushtë në një nga pikat e marrëveshjes së 5 qershorit se zgjedhjet e radhës duhet të bëhen me identifikim biometrik, për të cilin nuk mjafton një vit kohë nga ky moment deri në pranverën e vitit tjetër.

 “Nuk ekziston një nocion i zgjedhjeve lokale në rang kombëtar, në zgjdhje të parakohshme parlamentare ne nuk mund të shkojmë, pasi duhet të zbatojmë marrëveshjen e 5 Qershorit. Pasi një nga pikat e marrëveshjes ka qenë dhe ajo për identifikimin biometrik, e kemi penguar veten nga një lëvizje që do të donim ta bënim”.

Më pas, Basha u ndal edhe tek pyetja nëse mund të ketë një marrëveshje për të bashkëqeverisur me PD pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD.Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë sot. Fitorja ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Diskutimi për ç’ka po flasim sot për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë dhe ka qenë një avaz i përvitshëm. Parlamenti i Shqipërisë është legjitim dhe sovran, populli shqiptar në një shumicë dërrmuese kërkon të vendosi gishtin jo vetëm mbi partinë por edhe mbi deputetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *