Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një takim me të rinjtë e forumit rinor, shprehet se ka shpresë që në 25 prill do të fitojë ndryshimi.

 

Në fjalën e saj para të rinjve, ajo tha plot bindje se kryeministri Edi Rama do të largohet dhe  se i gjithë kalvari i vështirësive që ka kaluar vendi gjatë këtyre 8 viteve, do të marrë fund.

 

Ajo nuk hezitoi t’i falenderonte të rinjtë për të gjithë angazhimin e treguar në fushatë.

“Prej vitesh unë punoj këtu dhe puna ime e përditshme lidhet me studentët, me të rinjtë ndaj sot do të më lejoni të flas jo si pedagoge, jo vetëm si pedagoge, por edhe si nënë.  Përmes jush i drejtohem çdo djali dhe çdo vajze në mbarë Shqipërinë, ju jeni dashuria dhe dhimbja më e madhe e një nëne, nëqoftëse ne jemi në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, jemi për ju, nëqoftëse ne jemi në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, jemi për fëmijët tanë, jemi për të ardhmen tuaj. T’u rrisësh ju është gjëja më e bukur në botë, por t’u sigurosh të ardhmen është një detyrim, që na ka nxjerrë sot nga rehatia dhe na ka bërë të kalojmë gjithë këtë kalvar të gjatë 8-vjeçar të opozitës, e cila do të kurorëzohet në datë 25. Po Rama do iki, me energjinë tuaj, me votën tuaj, me punën tonë, me të gjithë bashkë. Rama në 25 prill do të iki. Rama ik! Rama ik!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *