Këtë të shtunë banorët e Letonisë, të Maltës dhe të Sllovakisë votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, duke iu bashkëngjitur votuesve nga Britania e Madhe, Holanda, Irlanda dhe Çekia, të cilët tani më e kanë bërë këtë para dy ditësh.

 

Nga e enjtja e deri të dielën, pothuajse 418 milionë njerëz nëpër Bashkimin Evropian mund të votojnë në një ndër zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë. Pas zgjedhjeve, fillon cikël i ri politik në BE, i cili përfshin ndryshim të njerëzve në institucionet më të rëndësishme evropiane. Jehona e zgjedhjeve në BE është zakonisht e vogël.

 

Gjithashtu pritet që të dielën të votojnë qytetarët e vendeve të tjera të BE-së, duke i përfshirë edhe kroatët të cilët zgjedhin 11 deputetë.

 

Në Sllovaki zgjidhen 13 anëtarë të Parlamentit Evropian nga 751 anëtarë, në Letoni tetë dhe gjashtë përfaqësues të Maltës.

 

Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian në Sllovaki, jehona ishte më e vogël në BE. Në vitin 2009 kanë votuar 19,6 për qind e votuesve, ndërsa në vitin 2004 vetëm 17 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *