Subscribe

Socialistët kërkojnë që afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë të shtyhet me 2 vite e gjysmë.

Pas dorëzimit të propozimit në kuvend për zgjatjen e funksionimit të organeve që bëjnë vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, i hapet rruga nisjes së procedurës për ndryshimet në kushtetutë.

Vendimin që procesin e vettingut të magjistratëve ta mbyll KPK-ja dhe jo Kolegji Zgjedhor i Prokurorëve dhe ai i Gjyqtarëve, siç është e parashikuar në kushtetutë pas qershorit të vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama tha se është i nevojshëm për vijimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER

 

“Zgjatja e mandateve të organeve të vetingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është një reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar dhe besoj se vija është shumë e ndarë.”

 

Partia Demokratike mori sërish ftesën për bashkëpunim nga kryesocialisti për aq kohë sa ndryshimet kushtetuese kërkojnë 94 vota.

 

Për votën pro të opozitës Edi Rama theksoi se nuk është pjesë e një marrëveshje me Lulzim Bashën në këmbim të reformës territoriale, siç kryedemokrati akuzohet nga disa prej të tijëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Reforma në drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, është diçka për t’u kryer. Është shumë e qartë të gjithë që kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi, i bie ndesh të ardhmes së vendit. Reforma në drejtësi s’është kërkesë partiake, por historike, kombëtare, për të gjithë fëmijët e këtij vendi, ndërsa të tjerat janë çështje që do diskutohen. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *