Subscribe

Qeveria miratoi me akt normativ zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave të kontrollit teknik të makinave me tre muaj, për të gjithë kategorinë e automjeteve.

Kjo do të thotë që ata që do të duhej të kryenin kolaudimin këtë fillim janari certifikata do të jetë e vlefshme deri në mars.  Bëhet fjalë për  ato automjete, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në 6 muaj, siç janë taksitë, autobusët, apo mjetet që transportojnë pasagjerë dhe mallra, të cilët u shtyhen edhe me 90 ditë vlefshëmria e certifikatës.

Por jo vetëm, vlefshmëria zgjatet edhe për ato mjete që nuk e kanë kaluar kolaudimin  në ditët e fundit të dhjetorit dhe janë në pritje për tu ritestuar.

Nga ana tjetër mes drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugor si dhe policisë të arrihet është arritur një marrëveshje të paktën tre mujore, që të gjitha targimet e makinave të reja që do të kryhen, të qarkullojnë pa certifikatën e kontrollit teknik, por me një autorizim të posacëm deri në rihapjen e shërbimit.

Kjo periudhë kohore do ti japë mundësi drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë të implementojnë të gjithë ndryshimet e nevojshme në sistem për të bërë të mundur lëshimin e certifikatës së kolaudimit. Prentotime do të vijojnë të kryen onlinë. Ndërkohë që pagesa e taksave vjetore do të kryhet rregullisht në datat e caktuara.

Njëkohësisht të gjitha makinat për përdorim personal kolaudimi do të duhet të kryhet në vitin 2022. Tarifat mbeten në fuqi të pandryshuara.

 

Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

DPSHTRR – MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes!

Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *