Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2025
Vizion fokus

Zbardhet dinamika e atentatit në Durrës, 29-vjeçari Ermir Dedja...

“Trafik ndërkombëtar droge, rrëmbime dhe bashkëpunim në manipulim votash”,...

Parandalohet krimi në familje në Patos, arrestohet 45-vjeçari që...

Putin viziton Kurskun për herë të parë pas çlirimit...

Politika gjermane ndaj refugjatëve nën kritikë: Si fitojnë para...

Alarm për bombë në Durrës, forca të shumta policie...

Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë...

Zgjedhjet e 11 majit, gazetarja Mema: Opozita të bëjë...

Enrique gjen fajin te Mbappe: Nuk e kontrolloja dot...

A do të mbijetojnë forcat e reja? Dilaveri: Sfida...

Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve

22 Shtator 13:46

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se përfundimi i luftës me Rusinë varet nga “vendosmëria” e aleatëve perëndimorë të Kievit në sigurimin e armëve të nevojshme. Ai tha se Perëndimi duhet ta lejojë Ukrainën që t’i përdorë armët e fuqishme për të goditur thellë brenda Rusisë, veprim që kundërshtohet nga Uashingtoni.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Presidenti ukrainas tha se takimet e tij në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, mund të jenë “vendimtare” për ndalimin e agresionit rus ndaj vendit të tij dhe përfundimin e luftës.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha të shtunën se Rusia po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës në prag të dimrit. Kryediplomati ukrainas, Andriy Sybiha, u bëri thirrje vendeve aleate dhe organizatës së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore që të krijojnë misione të përhershme vëzhgimi në centralet bërthamore të Ukrainës.

“Sipas organeve ukrainase të zbulimit, Kremlini po përgatitet të sulmojë objektet kritike të energjisë bërthamore të Ukrainës përpara dimrit”, shkroi në rrjetin X kryediplomati ukrainas. “Në veçanti, ka të bëjë me nënstacionet e transmetimit të energjisë elektrike, kritike për funksionimin e sigurt të centralit bërthamor”.

Ai nuk dha detaje se pse Kievi besonte në përgatitjen e sulmeve të tilla. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga Moska.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për një përgjigje të shpejtë globale ndaj kërcënimit të supozuar rus për sulme ndaj një objekti bërthamor.

“Kjo është përgatitje për një skenar të mundshëm fatkeqësie bërthamore. Rusia është terroriste”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Rusia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë bombardimesh të rrjetit elektrik të Ukrainës që nga vjeshta e vitit 2022. Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapaciteteve prodhuese të energjisë termike. Bombardimet ruse madje kanë goditur edhe diga por predhat e saj ende nuk kanë vënë në shënjestër centralet bërthamore të kontrolluara nga Ukraina.

Në vitin 2022 Ukraina e akuzoi Rusinë për shantazh bërthamor pasi forcat e Kremlinit pushtuan centralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Moska e ka hedhur poshtë akuzën.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
lufte Rusi Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

Hailey Bieber rrëfen eksperiencën e frikshme gjatë lindjes së djalit: Zgjati 18 orë, rrezikova jetën

më shumë...

Shiste drogë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja, me precedent të mëparshëm kriminal

më shumë...

Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier

më shumë...

“Trafik ndërkombëtar droge, rrëmbime dhe bashkëpunim në manipulim votash”, goditet “Ndragheta”, 97 të arrestuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:57

Hailey Bieber rrëfen eksperiencën e frikshme gjatë...

10:57

Shiste drogë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja, me...

10:52

Zbardhet dinamika e atentatit në Durrës, 29-vjeçari...

10:45

Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompanisë...

10:29

“Trafik ndërkombëtar droge, rrëmbime dhe bashkëpunim në...

10:27

Tentoi të hynte në Shqipëri me 31...

10:25

Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe...

10:03

66-vjeçari nga Kuçova ngacmon seksualisht një të...

9:59

Aktorja e famshme akuzon ish partnerin për...

9:52

“Lënda plasëse ishte lidhur me një celular”,...

9:48

“Organizatat kriminale shqiptare lëvizin sasi të mëdha...

9:31

Aksion në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier!...

9:06

Parandalohet krimi në familje në Patos, arrestohet...

8:56

Horoskopi i datës 21 maj, bëni kujdes!...

8:35

Studentë nga Harvard vizitojnë kryeministrinë, Rama: Të...

8:27

Putin viziton Kurskun për herë të parë...

8:20

Politika gjermane ndaj refugjatëve nën kritikë: Si...

8:17

Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e...

8:05

E mërkura rikthehen motin e paqëndrueshëm në...

11:30

Alarm për bombë në Durrës, forca të...

Më të klikuarat

  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • “Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të tmerruar, momen...
  • Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet...
  • Kume: Rama u tregua i zgjuar, shtyrëzoi sistemin zgjedhor, m...
  • EMRAT/ Ja kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services