Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Zelensky në Arabinë Saudite, bisedime kritike me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës!

10 Mars 09:44

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet sot në Arabinë Saudite ku do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman, një ditë para bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë për t’i dhënë fund luftës.

Takimi i nesërm do të jetë i pari mes Kievit dhe Uashingtonit që nga vizita e tensionuar mes Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit.

SHBA, dikur aleati më i madh i Ukrainës, që atëherë ka pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin dhe ka ngrirë ndarjen e inteligjencës.

Presidenti ukrainas hap sot “vallen diplomatike” me bisedimet që do të ketë me Mohammed bin Salman.

“Pas kësaj ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë”, shpjegoi ai.

“Në bisedimet e nesërme në Jeddah, qëllimi do të jetë të përcaktojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili do të jetë i pranishëm.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe fazat e nevojshme,” komentoi Zelensky në platformën X.

“Propozime realiste janë në tryezë”. “Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet,” theksoi ai.

Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim në ajër dhe det, si dhe një shkëmbim të të burgosurve, për të testuar angazhimin e Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Moska, megjithatë, kundërshton idenë e një armëpushimi të përkohshëm.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit kanë ndryshuar rrënjësisht brenda pak javësh, pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ky ndryshim ndodhi në një kohë kur Ukraina është nën presion në front.

Gjatë fundjavës, Rusia njoftoi përparime të rëndësishme në rajonin rus të Kurskut dhe në Sumy, për herë të parë që nga viti 2022.

Për më tepër, Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj Zelenskyt, duke e akuzuar atë si një “diktator”, se nuk është mjaft mirënjohës ndaj SHBA-së dhe se nuk është gati për “paqe”.

Tensioni arriti kulmin gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë, ku Zelensky kishte shkuar për të nënshkruar një marrëveshje për shfrytëzimin amerikan të mineraleve të Ukrainës.

Që atëherë, tensionet janë zbutur paksa, me presidentin ukrainas që tha se ndihej i keqardhur për incidentin,  ndërsa Trump deklaroi se ai beson se homologu i tij është gati të negociojë.

Megjithatë, mosmarrëveshjet mbeten.

Marrëveshja e Ukrainës për mineralet, për të cilën Trump vlerëson se do të gjenerojë të ardhura për SHBA-në për të kompensuar ndihmën që i ka dhënë Ukrainës, nuk është nënshkruar ende.

I pyetur nëse kjo ka të ngjarë të ndodhë në Arabinë Saudite, Witkoff u përgjigj se Zelensky “e sugjeroi dhe do të shohim nëse ai do ta bëjë atë”.

Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje është qasja Uashington-Moskë.

Udhëtimi i Zelensky në Arabinë Saudite fillimisht ishte planifikuar për në shkurt, por u shty pas bisedimeve ruso-amerikane.

Gjatë diskutimeve të nesërme, Ukraina pritet të përfaqësohet nga shefi i kabinetit të presidentit, Andriy Yermak, ministri i Jashtëm Andriy Sibikha dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Ekipi amerikan do të përbëhet nga zyrtarë të rangut të lartë që u takuan me përfaqësuesit rusë në shkurt: Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Witkoff dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz.

Witkoff  udhëtoi për në Moskë në shkurt dhe më pas, siç tha ai, foli me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka filluar të krijojë një “miqësi”.

Rubio pritet në Jeddah sot ku do të takohet me Mohammed bin Salman, sipas Departamentit të Shtetit./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
bisedime SHBA Zelensky

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

më shumë...

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.