Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

Zelensky kërkon paqe të “dinjitetshme” në prag të takimit mes zyrtarëve amerikanë e ukrainas në Berlin

14 Dhjetor 12:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje të dielën për paqe të “dinjitetshme” dhe për garanci se Rusia nuk do ta sulmojë më Ukrainën.

Ai i bëri këto komente teksa po përgatitet të takohet në Berlin me të dërguar amerikanë dhe aleatë evropianë për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përballë trysnisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta nënshkruar një marrëveshje për paqe, e cila fillimisht mbështeste kërkesat e Moskës, Zelensky e akuzoi Rusinë se po e zvarrit luftën përmes bombardimeve vdekjeprurëse mbi qytete dhe infrastrukturë të energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë.

Edhe pse përbërja e saktë e takimeve të së dielës dhe së hënës nuk është bërë e ditur, një zyrtar amerikan tha se i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, po udhëtonin drejt Gjermanisë për bisedime me ukrainas dhe evropianë.

Vendimi për ta dërguar Witkoffin, i cili ka udhëhequr negociatat me Ukrainën dhe Rusinë mbi një propozim amerikan për paqe, u duk si shenjë se Uashingtoni e sheh një mundësi për përparim, gati katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimit e vendit fqinj më 2022.

“Ukraina ka nevojë për paqe me kushte të dinjitetshme dhe ne jemi të gatshëm të punojmë sa më konstruktivisht të jetë e mundur. Ditët në vijim do të jenë të mbushura me diplomaci. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo të japë rezultate”, tha Zelensky në X.

Një nga negociatorët e Zelenskyt, zëvendësministri i Jashtëm Sergiy Kyslytsya, njoftoi se i pret “një ditë takimesh” dhe publikoi një fotografi të tij në Berlin, por nuk dha më shumë hollësi.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po pret Zelenskyn dhe liderë evropianë për një samit në kryeqytetin gjerman të hënën, më i fundit në një sërë mbështetjesh publike për liderin ukrainas nga aleatë në të gjithë Evropën.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë punuar për t’i përpunuar më tej propozimet e SHBA-së, të cilat, në një draft të zbuluar muajin e kaluar, kërkonin që Kievi të dorëzonte më shumë tokë, të hiqte dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në NATO dhe të pranonte kufizime në forcat e saj të armatosura.

Aleatët evropianë e kanë përshkruar këtë si “moment kritik” që mund të formësojë të ardhmen e Ukrainës dhe kanë kërkuar ta shtojnë ndihmën financiare për Kievin duke shfrytëzuar asetet e ngrira ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i priti Witkoffin dhe Kushnerin në një takim në fillim të dhjetorit, të cilin Kremlini e vlerësoi si “konstruktiv”, megjithëse nuk u arritën përparime të mëdha./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO SHBA Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

më shumë...

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

më shumë...

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt çerekfinales

më shumë...

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697 raste pronësie, përgatitetn projektet për restaurim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.