Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin norvegjez, përmes së cilës ka kërkuar më shumë armë nga aleatët.

Ai iu është drejtuar me një thirrje liderëve evropianë që të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë, dhe të mbyllin portet e tyre detare për Rusinë.

“Të gjitha armët që mund të na i dërgoni do të na ndihmonin të mbrojmë lirinë tonë, lirinë e juaj”, tha ai.

Bëhet fjalë për armë si raketa kundër anijeve, aeroplanëve, helikopterëve dhe tankeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *