Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli, nuk do të jetë krah ish-kryeministrit Sali Berisha në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se ka nisur një eksperiencë të re. Ajo zbuloi se do të angazhohet në një format analize politike në ditët në vijim, që përkon me nisjen e fushatës zgjedhore.

Mehilli nënëvizoi se përmes këtij angazhimi do të synojë të jetë zëri i njerëzve që ndajnë të njëjtat shqetësime me të.

“Te dashur miq! Pas kaq vitesh eksperience poltike dhe profesionale gjate punes me zotin Berisha, kam vendosur te angazhohem ne nje projekt te ri profesional. Ne ditet ne vijim do kem kenaqesine te perfshihem fillimisht ne nje format analize politike qe perkon edhe me nisjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj te jete nje kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik. E di qe ka shume zera qe e bejne kete cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *