Zëdhënësi i Presidencës, ka reaguar pas lajmit se Arta Vorpsi ishte betuar para noteres si anëtare e re e Gjykates Kushtetueses, duke shmangur në këtë mënyrë kreun e shtetit Ilir Meta.

Tedi Blushi, zëdhënesi i Presidentit e konsideron këtë lajm qesharak dhe nuk nguron të përdore edhe ironi në lidhje me këtë veprim të Arta Vorpsit.

Ai shkruan në faqen e tij në facebook se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet, as tek noterja dhe as tek parukierja.

Blushi shton se Presidenti Meta është betuar në Kushtetute dhe për të Shqiperia është e para.

 

 

Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *