Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, nuk ka nguruar të sulmojë sërisht nëpërmjet një statusi në facebook një pjesë të analisteve dhe gazetareve të cilët janë kritik me institucionin e Presidentit.

Tedi Blushi shkruan se agjente te UDB-së dalin nëpër ekrane për të sharë Presidentin por nuk flasin për ngarkesa që nisen nga Amerika Latine me banana dhe përfundojnë të kapen me kokaine.

Në fund një mesazh plot ironi drejt tyre: “Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

 

 

 

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *