Subscribe

Greqia kërcënon serish Shqipërinë me veto ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Ketë here shkak eshte bere miratimi i planit urbanistik te Himarës nga këshilltarët e PS, PD e LSI, vendim i cili është pasuar nga reagimi i ministrisë se jashtme greke.

 

 “Autoritetet shqiptare mesa duket e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të minoritetit grek më të rëndësishme se integrimin europian të vendit”

 

Respektimi i te drejtave te minoritetit grek dhe zhvillimet e fundit ne Himare, kane sjelle edhe reagimin e deputeti grek te Partisë Demokracia e Re, i ngarkuar me çështjet e politikës së jashtme Jorgos Kumucakos.

 

“Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama të kuptojë më në fund se rruga e arbitrariteti dhe sulmet kundër pakicës etnike greke do ta sjellë atë në rrugë pa krye. Kjo rrugë e rrëshqitshme përfundimisht do ta bëjë atë përgjegjës ndaj vetë popullit shqiptar, sepse – me veprime intolerante, ajo minon të ardhmen  e saj evropiane”

 

Përveç deklaratës, deputeti i Partisë Demokracia e Re i ka drejtuar edhe disa pyetje ministrit te jashtëm Grek Nikos Koxias. Deputeti kërkon te dije nga shefi i diplomacisë greke informim per situatën ne Himare dhe sqarim nëse plani urbanistik do te shërbeje si mjet per te arritur nje goditje te rëndësishme për Pakicën Kombëtare Greke, cfare masash jane marre nga Athina zyrtare ndaj Shqipërisë, per te mbrojtur minoritaret dhe a do te adresohet kjo problematike ne institucionet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *