Së fundmi është aluduar shumë ne media për veshjen e këngëtares Jonida Maliqit në Eurovision, por asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë e vërtetë.

 

I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, në Vizion Plus, Ardi Asllani, kostumografi që do të kujdeset për veshjen e këngëtares shqiptare ka zbuluar për herë të parë  se si do të jetë  veshja  e Jonida Maliqit.

 

Ai ka hedhur poshtë të gjithë zërat spekulativ në media duke zbuluar se  veshja e këngëtares nuk do të ketë motive folklorike, por etnike, mes të cilave ka një ndryshim të madh.

 

Ai zbuloi gjithashtu se veshja e këngëtares Maliqit do të ketë pjesë të punuara artistikisht me metal. “Është një veshje shumë e rëndë pasi e tillë është edhe e kënga, një këngë e fortë që kërkon prezenc”, zbuloi ai per Vizionin e  Pasdites.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *