Subscribe

I ftuar në emisionin satiriko – investigativ në Vizion Plus “Fake Off”, Sazan Guri ka zbuluar kurën e tij kundër koronavirusit.

 

“Qepa dhe hudhra janë antibiotiku më I fuqishëm.Vëtëm shqiptarët nuk u sëmurën në Ambasadën Spanjolle në kohën e mbretit se hanin hudhra dhe qepë ndërsa rracat e tjera u sëmuren.”-u shpreh Guri

 

Sazan Guri u shpreh kundër antibiotikëve teksa më tej hodhi dyshime se ky virus mund të jetë krijuar nga vetë shkencëtarët kinezë për të reduktuar popullsinë.

 

 “Virusi kinez vërtetoi atë që kinezët nuk e pranojnë, njëriu nuk mund të jetë gjithçkangrënës. Kinezët hanë gjithcka fluturon, që ecën apo noton. Gjej e ha!Nuk duhet të jetë kështu.Njerëzimi i ka rënë shumë në qafë natyrës apo botës natyrore apo botës së kafshëve.”– u shpreh Guri.

 

Edhe pse gjithë biseda u zhvillua me nota humori, mesazhi u përcoll më së miri pasi, siç u shpreh vetë ai “ky popull ndoshta kur ia thua problemet me humor të merr seriozisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *