Një tjetër thesar i rëndësishëm i Pompeit, qytetit të periudhës romake të shkatërruar nga shpërthimi i vullkanit ka dalë në dritë. Bëhet fjalë për një vend, ku besohet se servireshin ushqimet e nxehta. Zbulimi i rrallë përfshin një banak të madh të zbukuruar me imazhe mbresëlënëse. Në të dallohen qartë shpendë dhe kafshë të ndryshme.

 

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu disa enë prej argjile në të cilat madje janë identifikuar edhe gjurmë të ushqimeve, nga kërmijtë tek peshqit, por edhe vera që ishte bërë gati për tu servirur.

 

Nën hirin e shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit është shfaqur kështu një pjesë tjetër e jetës romake: “Një fotografi e asaj dite katastrofike”, thotë drejtori i parkut arkeologjik Massimo Osanna. Ndërsa për ministrin e Kulturës Franceschini puna që po vazhdon në Pompei është një shembull i shkëlqyeshëm që premton të ketë zbulime te tjera mjaft interesante.

 

Ambienti i zbuluar së fundi në Pompei, pritet të jetë i hapur edhe për publikun pranverën e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *