Pasi zbuloi madhësinë e ekranit (5,8 inç) dhe praninë e një fotokamere të dyfishtë të pasme në pozicion vertikal (për realitetin virtual), Forbes publikon dhe imazhe ekskluzive të dizajnit të iPhone 8.
iPhone do të ketë një “kornizë” shumë të hollë (vetëm 4 milimetra) dhe ekrani do të zërë më shumë se 80 për qind të hapësirës së përparme.
Risi përbën edhe Touch ID, që sipas zërave të fundit që kishin hamendësuar për praninë e një sensori biometrik në pjesën e pasme të smartphone-t do të jetë i pozicionuar poshtë ekranit, falë një teknologjie të re të zhvilluar nga Apple, që për herë të parë do të përdoret tek iPhone 8.

Jack audio prej 3,5 mm nuk do të jetë i pranishëm. iPhone 8 do të ketë një portë Lightning me suportin e karikimit të shpejtë.
iPhone 8 ose iPhone X (për emrin është e nevojshme të presim prezantimin zyrtar në shtator) do të ketë një dizajn ekstrem, shumë i ngjashëm me atë që kemi parë tani tek Samsung Galaxy S8 ose LG G6.
Ndër të tjera, këtë vit, i cili përkon edhe me dhjetëvjetorin e daljes së iPhone të parë në treg, kompania me bazë në Cupertino kërkon ta nderojë në mënyrën më të mirë. Sipas Forbes do të ketë risi edhe sa i përket baterisë së iPhone 8.

Do të jetë kompania LG ajo që do të prodhojë baterinë e iPhone 8, e cila do të ketë formën L, që do t’i mundësojë Apple të revolucionarizojë dizajnin e telefonit.
Apple do të ketë sistemin operativ iOS 11 dhe aplikacionet e reja për realitetin virtual – arsye se pse dy sensorët fotografikë të pasmë janë pozicionuar vertikalisht.
Në fund, sipas Forbes vijnë edhe konfirmime rreth çmimit të iPhone 8 – siç është thënë muajt e mëparshëm, çmimi do të jetë më shumë se 1000 euro – për versionin top të gamës, çmimi mund të shkojë edhe 1300 euro. // Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *