Ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown kohë më parë ka deklaruar se këngëtarja e ndjerë, Whitney Houston ishte e përfshirë në një marrëdhënie biseksuale me asistenten e saj, Robyn Crawford.

 

 

Pas kësaj deklarate, spekulime të tjera kanë nisur të qarkullojnë rreth seksualitetit të këngëtares në një dokumentar të ri, i titulluar “Whitney:Can I Be Me”, i cili pritet të publikohet në muajin gusht.

 

 

Sipas revistës “People”, stilistja Ellin Lavar është shpehur se sipas mendimit të saj, Houston ishte biskesuale. “Robyn ofronte një vend të sigurt për të, tek ajo Whitney gjeti siguri dhe ngushëllim,” – tregon Ellin.

 

 

Ndërsa një nga badigardët e këngëtares, Kevin Ammons ka thënë: “Robyn dhe Whitney ishin si binjake. Ishin të pandashme. Ato kishin një lidhje aq të fortë saqë Bobby Brown kurrë nuk mund t’i ndante”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *