Policia italiane finalizoi operacionin “Ballkani” të nisur që në vitin 2012, ku ka vënë në pranga 61 persona, mes tyre edhe 37 shqiptarë.

 

Mediat italiane kanë publikuar sot emrat e disa trafikantëve shqiptarë, të cilët dyshohen se janë drejtues të organizatës, të cilët janë:  Fatjon Hoxhaj, 40 vjeç, Erson Zhuka 33 vjeç, Roland Kalemaj 41 vjeç, Mandit Hoxha, i njohur edhe me emrin Gentian Hoxhaj.

 

Hetimet kanë bërë të mundur edhe zbulimin e strukturës së grupit dhe rolit të anëtarëve, ndërsa agjentët e policisë së Raguzës kanë filmuar edhe dhjetëra takime të krerëve, udhëtime të korrierëve dhe shpërndarjen e drogës nëpër sheshe.

 

Që prej vitit 2012 kur nisën hetimet, një sërë operacionesh janë kryer në shumë qytete italiane. Hetimet e prokurorisë dhe policisë kishin nisur të ndara, por u bashkuan në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë të drogës. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi armësh, që trafikantët i përdornin për të mbrojtur drogën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *