Policia në bashkëpunim me autoritetet doganore kontrolloi një tjetër kontenier me banane në portin e Durrësit ku kishte dyshime se mund të fshihej kokainë.

 

Sipas burimeve kontenieri vinte nga vendet e amerikës latine por nga kontrolli i imtësishëm nuk rezultoi të kishte në brendësi drogë përvec ngarkeses se bananeve.

 

Pas kapjes së sasisë prej 137 kg kokainë rreth 3 javë më parë autoritetet shqiptare janë vënë në alarm.

 

Kontrolli ne kontenier erdhi pas dyshimit per shkak te problemeve qe u konstatuan ne procesin e vulosjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *