Blerje me kujdes, eshte tendenca e re gjatë muajve të pandemisë. Pas izolimit, jeta tashmë i është rikthyer normalitetit, por duket se rastet e fundit të të infektuarve dhe viktimave, kanë njohur një kurbë rritëse dhe shqetësuese.

Megjithatë, masa parandaluese ka, dhe në rast se ato zbatohen me përpikmëri, edhe pasojat mund të jenë më të ulëta për të gjithë.

Konsumatorët përballen cdo ditë me detyrimin per zbatimin e protokolleve te higjienës dhe distancimit në dyqanet e rrugëve kryesore të Tiranës apo edhe në njësitë tregtare nëpër lagje. Por ka raste raste kur pronarët, punonjësit apo edhe vetë klientët ttregohen shpërfillës ndaj zbatimit të rregullave.

Një tjetër panoramë ofrohet në qendrat e mëdha tregtare. Që në hyrje, jan ë të vendosura aparaturat e matjes së temperaturës, e më pas stafi udhëzon klientët në vendosjen e maskave, dezinfektimin e duarve dhe ruajtjen e distancës.

Po ashtu, në të gjitha ambientet janë te vendosura orientimet e lëvizjes si dhe tabelat lajmëruese e këshilluese për konsumatorët.

Brenda qendrës të gjithë përdorin maskat, jo vetëm shitësit, por dhe klientët.

Të gjitha masat e marra synojnë rrirtjen e sigurisë shëndetësore.

Shumë qytetarë zgjedhin pikërisht qendrat tregtare për të kryer blerjet kryesore, për shkak të ambienteve të mëdha e të ajrosura si dhe zbartimit rigoroz të rregullave mbrojtëse nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *