Subscribe

Në Komisionin parlamentar të Sigurisë, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u pyet nga deputeti Xhemal Qefalia mbi dy vrasjet e bujshme, atë të Gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe deputetit Fatmir Xhindi.

 

Nano, nuk preferoi të jepte detaje dhe shtoi se çështjet janë ende nën hetim.

 

“Nuk jap detaje për ato krime, janë çështje ende në hetim. Dua t’ju sqaroj se për numër popullsie në vendin tonë jemi në nivele të përafërta me numrin e vrasjeve të ndodhura në BE dhe dua t’ju sqaroj se numri i vrasjeve në Shqipëri është më i vogël se Bullgaria dhe Rumania. Numri i vrasjeve në vendin tonë është në trend ulës”, tha Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *