Subscribe

Në përfundim të një procesi të gjatë e të hollësishëm hetimor dhe gjyqësor dhe pasi u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve dhe personazheve të tjerë që kishin dijeni për ngjarjen, organi i prokurorisë ka gjetur fajtor ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi si organizatorët e inskenimit e audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish – ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Prokurorët Genc Qano dhe Kolë Hysenaj paraqitën sot para gjykatës përmbledhjen e të gjitha konstatimeve hetimore, duke argumentuar se “Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme me qëllim perfitimi financiar apo politik”. Sipas tyre “Salianji i ka premtuar 200 mijë euro shtetasit A.Veliu, i ashtuquajturi “Babale”, nëse i sjell një rregjistrim që penalizon vellain ish ministrit Fatmir Xhafaj”.

 

Në përfundim të këtyre konkluzioneve, dy prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të pandehurit Ervin Salinji për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

 

Në lidhje me këtë të pandehur, prokurori Genci Qama (ndryshe nga prokurori Kolë Hysenaj) kërkon që në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal të bëhet pezullimi i ekzekutimit të vendimi për një periudhë 3 vjeçare, duke urdhëruar të pandehurin që të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

 

Gjithashtu prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar deklarimin fajtor të pandehurit gazetarit Jetmir Olldashi për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Edhe për këtë të pandehur në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, ata kërkojnë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Jetmir Olldashi të përmbushë një punë në interes të publikut për një kohë prej 200 orë.

Prokuroria kërkoi po ashtu dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin.

 

Gjithashtu të pandehurit përveç dënimit penal, si palë humbëse dhe fajtore kanë tashmë edhe detyrimin e përballimit të shpenzimeve të hetimit dhe atyre proceduriale. Më konkretisht shpenzimet proceduriale në shumën prej 50000 mijë lekë dhe 13547 paund të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe zhpenzimet gjyqësore në masën që do të përcaktohet nga gjykata do ti ngarkohen të pandehurve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *