Presidenti Ilir Meta është takuar në Prishtinë me homologen Vjosa Osmani,  shefin e ekzekutivit, Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe me liderët e partive më të mëdha opozitare në Kosovë.

 

Kryetari i shtetit përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij në mbështetje të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe me rezultate konkrete, përkundrejt “Ballkanit të Hapur”, të cilin e cilëson një projekt përçarës dhe përjashtues.

 

Presidenti Meta vlerësoi në veçanti proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të institucioneve, shtetit ligjor, nivelit të demokratizimit dhe vetëdijesimit të mbarë shoqërisë. Meta, po ashtu, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen e barrierave ekonomike, nëpërmjet nismave konkrete ligjore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *