Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërkohë një tjetër është në kërkim, si të përfshirë në plagosjen e të enjtes në afërsi të Qafë Kasharit, pranë mbikalimit të Rinasit.
Në pranga ka rënë Josif Mena 36 vjeç, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit të sekuestruar në afërsi të vendit të ngjarjes nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai Genc Mena, 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Në këtë konflikt ku i përdor dhe pistoleta, për pasojë mbeti i plagosur me një plumb në këmbë 26-vjeçari Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu i lënduar nga goditja me sende të forta mbeti dhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e sekuestruar është gjetur një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre, policia sekuestroi një armë zjarri, municion luftarak dhe radio policie si dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
Konflikti mes të plagosurve dhe autorëve të dyshuar nisi për shkaqe banale.
/vizionplus.tv





