Identifikohet viktima e pajete e gjetur këtë të enjtje në Fier, pas një sherri me thika mes dy të rinjve.

 

Sipas policisë viktima është shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër, si dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin e kësaj ngjarje ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç.

 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V. Informacionet policore bëjnë me dije se si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë 16-vjeçari i plagosur.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *