Subscribe

Zbardhet dokumenti i marrëveshjes së firmosur për koalicion mes PD dhe aleatëve të tij, për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ata kanë vendosur që ky koalicion të quhet PD-Aleanca për Ndryshim.

PD do të jetë udhëheqëse e koalicionit opozitar, ndërsa Ivi Kaso është autorizuar si personi që do të regjistrojë koalicionin dhe do të përfaqësojë koalicionin gjatë shortit në KQZ.

Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimi ne tyre sipas përkatësive partiake, raporton Vizion Plus.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *