Partia Demokratike depozitoi këtë të shtunë një  kallëzim penal në prokurori për krimet zgjedhore të 30 qershorit.

Në Kallëzimin e dorëzuar në datën 12 korrik nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD akuzon Arta Markun se po përdor pengimin e hetimeve për zgjedhjet për të përfituar emërimin si prokurore e përgjithshme.

Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare.

Të vetmit që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë asgjë nga krimet e mësipërme janë prokurorët e Republikës, që duhet të ishin në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas demokrateve, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme  ka injoruar detyrimet, ndërsa mosveprimi i saj për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur.

Deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017 përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Ne kallëzim  renditen edhe shtatë shkeljet kryesore të cilat PD i cilëson si krime elektorale që nga moszbatimi i dekretit të presidentit, regjistrimi jashtë afatit i Bindjes Demokratike e deri tek manipulimi i pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit dhe fletët kontrabandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *