Policia ka identifikuar autorët e përfshirë në grabitjen e kambistit ditën e djeshme në Korçë.

Kambistit Shefqet Muço ra pre e tre personave, të cilët i grabitën me dhunë 40 milionë lekë. I vetmi i arrestuar është Agim Caci. Ky i fundit është identifikuar nga vetë kambisti, si dhe nga familjarët e tij të cilët janë përleshur me të në momentin e ngjarjes.

40-vjeçari Caci dje ka lënë spitalin dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korcës, në pritje për t’u përballur me togat e zeza për dhënien e masës së sigurisë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim M. A., 33 vjeç, banues në Korçë. Nga ana tjetër, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *