Subscribe

Dosja voluminoze e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me më shumë se 100 faqe nxjerr në pah të gjithë emrat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, si pjesë e 4 grupeve kriminale që u goditën nga policia e shtetit. Sipas përgjimeve, rezulton se i arrestuari Hajri Seferi të jetë personi i cili në pjesën më të madhe të rasteve, ka qenë një urë lidhëse mes kokave të mëdha të grupeve dhe anëtarëve të tyre. Në një përgjim të ndodhur në Maj të këtij viti, duke komunikuar me një tjetër person, i kërkon këtij të fundit që të hapë një llogari bankare për të arkëtuar 500 mijë euro.

 

“ Hë babe. Na foli her ksaji. Po bre ma kalo… Alo mirëmëngjesi.

Mirmëngjesi… Nga T.B., jam E., ka ardhë babi ktu dhe do të baj ni veprim, thotë do të hapi llogari të arkëtojë 500 mijë euro, sepse thotë do bëji pagesat e firmave, tani ma sqaro ni çikë si domethan për qa do hapet llogaria, sepse do paguhet firma pra, do paguhet firma, po me firmën ke lidh ndonjë kontrate paraprake. Jo, jo, nuk kam asi lloji kontrate… Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari individuale tek firma, nëse nuk ka një dokument përkatës…”.

 

Po në dosjen e prokurorisë thuhet se nga të dhënat e përftuara deri më tani nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal.

 

Po ashtu, në dosjen e prokurorisë del në pah edhe bashkëpunimi që dy ish sportistë të njohur shkodranë veprojnë së bashku, por njëri me grupin e Bajrave në Shkodër, e tjetri me atë të Avdylajve në Shijak. Konkretisht, ish boksieri Astmer Bilali, dëgjohet të komunikojë me ish kampionin e botës në mundje, Elis Gurin, për një sasi kanabis të cilën ua kanë shitur dy personave të tjerë, Florenc Xhelekut dhe Adnand Hupit.

 

Dy ditë më parë, mbi 1500 forca policie u angazhuan për arrestimin e 27 personave në të gjithë vendin, mes tyre edhe grupin Avdylaj në Shijak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *