Mediat sociale po na pushtojnë jetën, por edhe po na ndihmojnë të njohim njerëz të rinj. E këtë gjë e bëjnë dhe personazhet e famshëm. Zara Larsson e ka njohur të dashurin e saj nga Twitteri.

 

 

Vite më parë ajo bëri një postim në Twitter me dy foto të një djali ku pyeste se kush ishte personi, ku jetonte, sa vjeç ishte, pse ishte kaq i mirë dhe si i donte vezët në mëngjes. Dhe interneti ju fut punës për të gjetur këtë personazh misterioz që doli të ishte modeli anglez Brian Whittaker.

 

 

Edhe ata janë takuar e janë të dashuruar. Gjë që vihet re nga postimet e shumta në Instagram dhe Snapchat që dyshja bën. Dhe komentet në fotot e njëri-tjetrit. Mesa duket albumi i ri i Zaras do jetë për dashurinë, kështu që na mbetet vetëm të presim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *