Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev ka takuar sot në Romë homologun Italian, Giussepe Conte. Dy kryeministrat kanë konfirmuar se bashkimi europian duhet të jetë shtëpia e përbashkët e të dyjua vendeve.

 

“Pas vendimit të gabuar nga Brukseli, qytetarët tanë u ndien shumë të zhgënjyer. Kjo u shpreh nga pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së. Idetë alternative për një zëvendësim të mundshëm të anëtarësimit në BE mund të përbëjnë një kërcënim për stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk kemi të ardhme më të mirë sesa anëtarësimi dhe integrimi aty ku i përkasim. Qytetarët tanë duan dhe presin anëtarësimin në BE.”

 

Ndërsa kryeministri Italian deklaroi se shembulli i Maqedonisë së veriut është për tu marrë nga të gjitha vendet e rajonit.

 

 “Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga Zaev është një shembull për të gjitha vendet e Ballkanit. Ajo me guxim zgjidhi të gjitha problemet. Ka mbështetje të madhe nga Italia. Falë këtij guximi, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo është arsyeja pse ne kemi lejuar që vendi të anëtarësohet në NATO. Kjo është arsyeja pse Maqedonia e veriut duhet të lejohet të integrohet më tej në Evropë.

 

Conte gjithashtu deklaroi se vendimi i këshillit është një gabim historik që duhet korrigjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *