Subscribe

Propozimit të pak ditëve më parë të Bashkimit Europian drejtuar Maqedonisë  së Veriut që të kalojë në sitën e vetingut gjyqtarët dhe prokurorët  i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev.

Shefi I qeverise I ka kujtuar Unionit se vendi I tij nuk duhet te perfundoje se Shqiperia ku institucionet e drejtesise jane zbrazur dhe vendi nuk ka gjykate kushtetuese.

 

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

 

Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve të agjencive , ministrave. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave  që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete si t i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë, gjë që nuk lejohet.

 

 

Zaev theksoi se akademia e magjistrateve në Shkup nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetingut shteti mund të has probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.

 

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

 

Me sistemin gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520 dhe nëse përmes një vetingu ndodhë që qindra mos ta kalojnë atë, ne nuk kemi si ti zëvendësojmë këto kuadro.

 

 

Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup komisionerja europiane për drejtësi, Vera Jurova  propozoi qe Maqedonia e Veriut te ndjeke modelin e Shqipërisë vetingun dhe reformimin e sistemit te drejtesie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *