Kanë mbetur edhe tre ditë kohë përpara përfundimit të afatit për mandatimin e fituesit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Por deri më tani nuk ka ende një marrëveshje koalicioni mes liderit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev dhe kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Sipas tyre, ka ende shumë dallime.

ZORAN ZAEV KRYETAR I LSDM

“Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave. Qëndrimi ynë, dhe i partive të tjera me të cilat po bisedojmë është se tani nuk ka shkak që të mendohet për zgjedhje të parakohshme.”

Ndërsa kryetari i BDI-së li Ahmeti ka deklaruar se nuk ka gjetur dakordesi per ceshtjen e kryeministrit shqiptar.

ALI AHMETI KRYETAR I BDI

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por të gjitha palët patjetër t’i kenë parasysh interesat madhore të shtetit . Nuk dua t’i ngarkoj bisedimet dhe nuk dua që ta them fjalën e fundit. Ne investojmë në çështjen e shqiptarëve, jemi në drejtim të mirë dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë për shtetin pasi përfitim do të ketë stabiliteti i shtetit.”

Një ditë më parë, Ali Ahmeti ka bërë një ftesë për mbajtjen e tryezës së përbashkët të liderëve të partive parlamentare shqiptare.

Por ende nuk ka një përgjigje nga liderët e koalicionit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *